Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Hyseni, ka pyetur ministren e Tregtisë dhe Industrisë, Rozetë Hajdari, lidhur me ngritjen e çmimeve për produktet ushqimore, raporton EO.
Ministrja Hajdari tha se kjo rritje është si pasojë e një çekuilibrimi të produkteve dhe tregut në nivel global.
“Jam e vetëdijshme për ngritjen e çmimeve për produktet ushqimore, kjo edhe si pasojë e pandemisë, rritjes së importit dhe një çekuilibrimi të tregut global. Ndoshta kjo nuk është arsyetim por që ne kemi matjet tona”, tha Hajdari.
Hyseni i’u kundërpërgjigj ministres duke e pyetur se a planifikon masa shtesë kundrejt rritjes së çmimeve dhe produktet e importuara nga vendet e tjera.