Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast vjedhje në xhaminë e fshatit Reqan të Prizrenit, raporton Express.
Përmes raportit 24 orësh, është bërë e ditur se është vjedhur arka me para e kësaj xhamie.
Për këtë rast, deri tash nuk ka të arrestuar.
“Fsh. Reqan, Prizren 23.10.2020 – 05:50. Ankuesi m/k, ka raportuar se persona (ende) të panjohur kanë hyrë në xhaminë e fshatit dhe nga aty kanë vjedhur një arkë ku kishte para”, njofton Policia.