Një person ka raportuar se është njoftuar nga një person tjetër (dëshmitar) se i është thyer shtëpia.
Sipas raportit 24 orësh të policisë, bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në fshatin Suhodoll, në Graçanicë.
Tutje thuhet se sipas ankuesit nga shtëpia i janë vjedhur disa gjësende.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se është njoftuar nga dëshmitari mashkull se i është thyer shtëpia. Sipas ankuesit nga shtëpia i janë vjedhur disa gjësende”, thuhet në njoftim.
Sipas raport, me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti i lartcekur dhe mbetet nën hetime.