Hajnat vjedhin në disa shtëpi të fshatit Kçiq i Madh në Mitrovicë, banorët publikojnë pamjet

Prishtinë | 02 Jan 2020 | 14:36 | Nga Ekonomia Online

Banorët e fshatit Kçiq i Madh të Mitrovicës, duket se janë në hall me hajnat. Ata thonë se brenda dy javëve janë plaçkitur 15 shtëpi, e njëjtë ka ndodhur edhe në natën e parë të vitit 2020. Cak i hajnave kanë qenë tri shtëpi të këtij fshati.

Personat të cilëve iu janë grabitur shtëpitë, kanë postuar në Facebook video të kamerave të sigurisë, ku shihen hajnat duke depërtuar nëpër oborret e shtëpive.

Një lexues ka thënë se shtëpitë e fqinjëve të tij janë plaçkitur mbrëmjen e 1 janarit, ndërkaq thekson se vjedhjet në këtë fshat janë të shpeshta.

“15 shtëpi janë plaçkitur. Po bëhen vjedhje të shpeshta në Kçiq të Madh, e kemi lajmëru edhe policinë por askush s’po bën asgjë”, ka thënë ai.

Ndërkaq një llogari me emrin “Kçiq i Madh” në Facebook, ka njoftuar sederi më tani janë plaçkitur 15 shtëpi të këtij fshati.

“Banorët kanë raportuar këto raste në polici, mirëpo të paktën deri më tani nuk ka ndonjë njoftim nëse dhe deri ku kanë shkuar hetimet për zbardhjen e këtyre vjedhjeve, aq më parë që brenda dy jave janë të paktën 15 shtëpi të thyera, kryesisht shtëpi të banorëve që janë jashtë, por ka edhe që kanë qenë aty”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, theksohet se cak i vjedhjes janë paratë dhe stolitë e ndryshme.

“Viktima të operimit të hajdutëve në 24 orët e fundit janë dy familje Musliu dhe një tjetër me mbiemrin Fejza, që ndodhen në pjesën nën rrugën magjistrale, familjarët kanë shpërndarë xhirimet e kamerave të sigurisë, ku shihen dy persona të moshës së re (vështirë të identifikueshëm) që kanë duksa me kapela dhe që lirshëm futen dhe “operojnë” ketë shtëpi. Caku i vjedhjes nga këta persona janë kryesisht paratë e gatshme dhe bizhuteria edhe ari dhe në të paktën 5 prej tyre, ka njoftime edhe raportime se janë viktima të vjedhjes së tyre”, theksohet në njoftim.

NJOFTIMSiç kemi bërë të ditur edhe ditë më parë që në fshatin tonë janë përhapur disa hajna, të cilët brenda javës kanë vjedhur disa shtëpi. Më poshtë mund të shihni edhe videon e cila është dërguar nga një banor i fshatit tonë, të cilin i kanë hyr hajnat dhe kanë plaqkitur tri shtëpi.Lusim banorët e fshatit tonë të jenë të kujdesshëm pasi që vjedhjet nëpër shtëpi po janë të njëpasnjëshme.

Gepostet von Kçiq i Madh am Donnerstag, 2. Januar 2020
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme