Policia ka njoftuar se një vjedhje ka ndodhur në Gjakovë, të premten rreth orës 22:00
Dy viktima, një mashkull dhe një femër kosovarë shqiptarë, kanë raportuar se derisa kishin qenë duke punuar në furrë, një person i panjohur dhe i maskuar u kishte grabitur një çantë dore me një shumë parash dhe në ikje duke sulmuar fizikisht viktimën mashkull i kishte rënë çanta me para dhe ishte larguar në drejtim të panjohur.
Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një biçikletë dhe një sopat të cilat dyshohet se i kishte lënë i dyshuari.
Rasti është duke u hetuar.