Rektori i Kolegjit UBT, Edomnd Hajrizi ka thënë për Ekonomia Online se këtë vit është rritur interesimi i studentëve që të studiojnë në këtë kolegj për shkak të mundësive të mëdha në tregun e punës.
Hajrizi ka thënë se në bazë të statistikave rreth 90 për qind të studentëve, menjëherë pas përfundimit të studimeve punësohen, teksa një ndër faktorët e rëndësishëm është edhe njohja e diplomës ndërkombëtarisht.
“Në bazë të statistikave që i kemi një përqindje shumë të lartë të punësimit diku 90 përqind të studentëve punësohet qysh në vitin e parë pas marrjes së diplomës dhe kjo tregon që kemi një ndërlidhje të mirë me vendet e punës sepse punësohet në Kosovë por edhe jashtë vendit. Ka një rritje të kërkesave nga industria ne e matim atë edhe përmes zyrës sonë e cila kanë një lidhje të vazhdueshme të kërkesave për studentët tanë dhe kualitetin dhe kompetencat që na ofron, natyrisht që UBT-ja tashmë ka një model shumë modern inovatim të mësimdhënies, ka një qasje praktike e ka krijuar labotore shumë dhe ka krijuar industrinë brenda vetvetes. Të gjitha këto për të përgatitur sa më mirë dhe sa më kompetentë në bazë të praktikave të mira për studentët që kur të përfundojnë ata me gjet vendin e punës”, ka thënë Hajrizi.
Ai ka theksuar se kolegji UBT punon vazhdimisht që të plotësojë të gjitha kushtet e nevojshme dhe më të sofistikuara në linjë me kërkesat e fundit të industrisë.
“Në se flasim tek gazetaria, ne kemi bërë televizionin tonë kemi bërë radion tonë dhe portalin, që studentët e gazetarisë mediave kur të përfundojnë studimet që të njihet gjatë studimeve me të gjitha funksionet të cilat i presin më tej në industrinë e mediave. E njëjta është edhe tek mjekësia kemi poliklinikën, e kemi bërë spitalin dhe të gjitha funksionet që ata mund të kryejnë praktikën dhe pjesën teorike dhe stimulimet brenda në mënyrë që të jenë të gatshëm që t’i qasen tregut të punës komfort kërkesave të tyre. Dhe programet janë në linjë me kërkesat e fundit të industrisë sepse jemi duke punuar vazhdimisht dhe intensivisht që çdo herë të ndryshojmë pozitivisht dhe të jemi në hap me kohën dhe besoj që e bëjmë një përmbledhje të mirë që studentët tanë të jenë të përgatitur për tregun e punës”, theksoi rektori.
Tutje, rektori ka potencuar se të gjithë studentët që studiojnë në këtë kolegj, kanë mundësinë e punësimit në Kosovë, në vendet evropian dhe në Amerikë.
“E mira është që këta studentë jo vetëm që punësohen në Kosovë, por punësohen edhe në vendet evropiane dhe në Amerikë dhe kanë vërtetë një qasje shumë pozitive, kjo na gëzon fakti dhe është një motivim për të vazhduar më shumë të punojmë. Sivjet edhe viteve të kaluara interesimi është vazhdimisht në rritje shumë prej fushave vetëm janë mbuluar hapësirat e studimeve ka edhe një pjesë që ka mbet, por të gjitha janë në rritje, numri i studentëve është shumë më i madh sesa universitetet publike, apo në universitet tjera, dhe kjo tregon që ka një interesim të vazhdueshëm dhe në rritje. E mira është që kur vjen një anëtarë i familjes apo i rrethit vazhdon vjen edhe i dyti i treti dhe në një mënyrë është një komunikimet i familjes i cili rritet në vetvetiu, falë punës së stafit”, potencoi Hajrizi.
Megjithëkëtë, ai ka deklaruar se diploma e UBT-së njihet ndërkombëtarisht, ku rreth 500 universitet në botë janë partnere me kolegjin.
“Shumë veprime marrëveshje bashkëpunimi një gamë shumë e bursave, edhe bursat që i japin ne për studentët e dalluar dhe për rastet sociale edhe bursat e llogaritura nga fondacionin ‘Jim Xhema’, edhe bursa nga Rasmusi dhe komponentët tjerë. Do të thotë që kemi krijuar një qasje proaktive sistemore dhe jo rastësisht jemi universiteti numër një jo vetëm në Kosovë por edhe në Evropë për ndërmarrësi për Inovacion dhe Teknologji për cilësi. Njëri prej faktorëve të rëndësishëm është njohja e diplomës, njohja kompetencës UBT-ja sot është e njohur në botë, është e njohur nga vendet evropiane, nga universitet diku rreth 500 universitete partnere i kemi në botë. Njihen nga diplomat e përbashkëta, njihen nga studentët tanë që kanë diplomuar dhe kanë shkuar në vendet tjera dhe kanë treguar rezultate të mëdha”, përfundoi ai.