Foto private të modeles Emily Ratajkowski janë marrë nga hakerat në iCloud dhe i janë ofruar Helen Wood-it, një personaliteti televiziv në Angli, që t’i shpërndante në kolumnën e saj në “Daily Star”.
Wood nuk pranoi kurrsesi ta bënte një gjë të tillë, duke kritikuar ashpër atë që i dërgoi linkun ku supozohet të jenë mbi 200 foto nudo të modeles.
Emily Ratajkowski, e cila u bë e famshme në videoklipin e Robin Thicke, është sulmuar edhe më parë nga hakerat, të cilët dërguan foto të saj nëpër faqet për të rritur.
Ajo gjithashtu ka kritikuar fotografin Jonathan Leder, i cili dhjetorin e kaluar publikoi disa foto shumë provokuese nga një set i saj fotografik, pa i marrë leje paraprakisht vetë modeles.