Hakerët kërcënojnë Trumpin dhe Lady Gagan: Kërkojnë para, në të kundërtë do t’ua publikojnë të dhënat personale

Prishtinë | 18 Maj 2020 | 16:50 | Nga Ekonomia Online

Hakerët kanë kërcënuar edhe presidentin Trump për publikimin e disa të dhënave që do i shkatërronin atij karrierën politike.


Siç raporton The Daily Beast, hakerat kanë shkruar: “Mr. Trump, nëse doni të qëndroni president, shpërbleni djemtë me një shumë të mirë, përndryshe mund ta harroni këtë ambicie përgjithmonë.

“Dhe për ju votuesit, ne mund t’ju njoftojmë se pas një botimi të tillë, ju me siguri nuk dëshironi ta shihni atë si president … Afati i fundit është një javë.”

Kjo kërkesë është refuzuar nga këngëtarja.

Avokatët e Lady Gagas kanë refuzuar të paguajnë një shumë prej 42 milion dollarësh pasi dosjet e këngëtares u vodhën  nga një grup hakerash, përcjell lajmi.net

Firma juridike Grubman Shire Meiselas & Sacks, e cila përfaqëson Gaga së bashku me Bruce Springsteen, Madonna, Drake dhe shumë të tjerë, pranuan se ata kishin qenë viktimë të një sulmi kibernetik nga hakerat duke përdorur një softuer të quajtur REvil.

Sipas Rolling Stone, hakerat kërkuan 42 milion dollarë në këmbim të 756 GB të dhëna të vjedhura që ata thonë se tani do i publikojnë.

Pas refuzimit të avokatëve për të paguar rastësisht, hakerat zbuluan 2.4 GB të të dhënave në internet këtë javë. Të dhënat thuhet se përfshijnë kontrata midis Gaga dhe producentëve të saj, interpretues live dhe bashkëpunëtorë të tjerë.

Të ngjashme