Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka thënë se deri në fund të kësaj jave pritet arritja e marrëveshjes për koalicionin qeverisës VV-LDK, tha ai për Ekonomia Online.
“Unë jam shumë i bindur që vullneti ekziston dhe duhet të përfundoj deri në fund të javës”, tha ai.
Ai ka thënë se është zyra e Albin Kurtit që sapo të kthehet nga Gjermania të thërrasë në takim keun e LDK-së Isa Mustafa derisa ka mohuar zërat se ndërkombëtarët siç është Gjermania po ndërhyjnë po ndërhyrjen në procesin e bërjes së Qeverisë së re.
Kësisoj ai është përgjigjur në pyetjen se pse Vjosa Osmani dhe Albin Kurti po shkojnë shpesh në Berlin.
“Mendoj që ne kemi qenë të qartë në pozicionet fillestare që Presidenti nuk është pozicion i votuar në procesin elektoral dhe jo domosdoshmërish duhet të varet gjithçka për punën e pozicionit të Presidentit, aq më tepër që ky pozicion lirohet në proces normal në 2021. Vizitat në Gjermani janë vizita komplet brenda një agjende të strukturuara dhe nuk kanë të bëjnë asgjë me negociatat”, tha ai për EO.
“Kryeministër i Kosovës në bazë të votave që ta udhëheqë procesin e negociatave dhe të jetë aktiv në aranzhimin e takimeve me LDK-në dhe me grupet e tjera të komuniteteve, punë të cilën e ka bë në vazhdimësi dhe nuk mund të flasim për presion të ndërkombëtarëve sepse siç e keni parë nga Ambasada Amerikane që ka ndikimin më të madh në Kosovë që nga paslufta e deri të ambasadat e tjera, përfaqësuesit të Quint-it, ajo që është emërues i përbashkët është interesimi që Qeveria të bëhet sa më shpejt që është e mundur për të mos lënë vakum apo hapësirë për keqpërdorim të pozicioneve zyrtare të cilat siç po dihet ka probleme përbrenda formës e aq më tepër se nuk duhet të hyjmë në një cikël i cili nuk ka buxhet të caktuar”, tha ai për EO.
Sa i përket çështjes së Presidentit, ai tha se kur është votuar nuk është vendosur votë për këtë çështje dhe sipas tij i mbetet kryetarëve të të dyja partive që të gjejnë zgjidhje.
“Mendoj që nuk mund ta rrezikojë asgjë qeverinë Kurti dhe qeverinë e Lëvizjes Vetëvendosje me LDK-në sepse sovrani e ka dhënë fjalën e vet dhe kjo po shihet në bazë të matjeve dhe disponimit të qytetarëve që kërkesa e vetme e qytetarëve është që qeveria të bëhet sa më shpejt që është e mundur dhe çfarëdo tentimi për ta devijuar procesin e pritjes së qytetarëve për një qeveri të qëndrueshme ndërmjet VV-së dhe LDK-së do të dëshpëronte qytetarët dhe do të bënte ndryshim në formën se si ata do të votonin në zgjedhjet e ardhshme. Nuk mendoj që dikush do të merr rrezikun që ta stopojë mundësinë për krijimin e koalicionit qeverisës”.