Njohësi i çështjeve politike në vend, Haki Abazi është shprehur kundër aderimit të Shpend Ahmetit në LDK pas dorëheqjes nga Lëvizja Vetëvendosje.
Abazi ka thënë se LDK-ja nuk ka nevojë për “mbeturina të jahtave”, duke aluduar tek kryetari Ahmeti, derisa ka shtuar se kjo parti duhet të pastrohet nga disa që i ka brenda.
“LDK nuk ka nevojë për mbeturina të jahtave dhe eksponente të SHIK-ut, ne fakt duhet me u pastru prej disave qe i ka mbrenda”, ka shkruar ai në një postim në profilin e tij zyrtar në rrjetin shoqëror Facebook.
Ndryshe, është deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Driton Selmanaj ai i cili ka kërkuar që Ahmeti t’i bashkohet partisë së tij. Mirëpo kjo ftesë nuk pëlqeu nënkryetarit të LDK-së Agim Veliu, i cili tha se për raste të tilla merr vendim dikush tjetër në parti, kështu duke kundërshtuar ftesën e deputetit Selmanaj.
Dorëheqja e Ahmetit nga të gjitha funksionet e tij brenda VV-së ka ngjallur reagime të shumta edhe në anëtarësinë e këtij subjekti politik, ku disa prej tyre edhe kanë përhapur thirrjet për largimin e tij nga posti i kryetarit të Komunës së Prishtinës.