Gjatë ditës së djeshme është publikuar videoja nga përplasja mes deputetëve të VV-së dhe atyre të LDK-së në korridoret e Kuvendit.
Në pamje shihet se pas mbledhjes së komisionit ka pasur një incident në mes të Gazmend Gjyshincës nga VV-ja e Arben Gashit e Kujtim Shalës nga LDK-ja.
Gjyshinca tha se është goditur nga deputeti Arben Gashi, gjersa i njëjti ka pohuar se nuk e ka prekur me dorë.
Këto pamje të publikuara i ka komentuar edhe ish-zëvendëskryeministri, Haki Abazi.
Abazi i ka quajtur rrugaçë deputetët e VV-së, derisa ka thënë se kjo që ka ndodhur është e turpshme
“Sulmi kundër Gazmendit i kryer prej rrugaçëve në hapësirat e parliamentit- turp!”, ka shkruar shkurt Abazi sipër videos së publikuar.