Deputeti i VV-së Haki Abazi është propozuar për ambasador në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Gazeta Express merr vesh nga burimet se propozimi i MPJD-së për ta dërguar Abazin në Washington D.C është refuzuar nga pala amerikane.
Qeveria që udhëhiqet nga Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar ish-drejtorin e Fondit Rockfeller, Haki Abazi, për ambasador të Kosovës në ShBA.
Por, Gazeta Express merr vesh nga burime të saja se ky propozim s’është pranuar nga amerikanët.
Express ka pyetur ministrinë për Punë të Jashtme dhe Diasporë nëse propozimi i tyre që Haki Abazi të bëhet ambasador në Washington është refuzuar,. Deri në publikimin e këtij teksti, zyrtarët e MPJD-së nuk janë përgjigjur në pyetjet e dërguara të enjten. Pra, kjo ministri as nuk e ka mohuar, e as nuk e ka pohuar se Abazi është propozuar për kryeministër.
Abazi, që ishte zëvendëskryeministër në Qeverinë Kurti 1, ka sulmuar shumë herë mediat e është përfshirë në shumë përplasje.
Ai në zgjedhjet e 14 shkurtit ishte prej deputetëve të LVV-së që mori më së paku vota. Numri dy i Qeverisë Kurti I nuk mori asnjë pozitë në qeverinë akutale dhe duket se i kanë shkuar huq edhe planet për inkuadrim në mision diplomatik.
Kosova nuk ka emëruar ambasador në ShBA prej kur Vlora Çitaku u kthye nga atje, pas shkarkimit nga ish-ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca. Në fakt ajo qëndroi edhe për disa muaj pas shkarkimit, derisa ish-presidenti Thaçi e nënshkroi dekretin e kthimit të Çitakut. Misionin diplomatik aktalisht po e drejton i ngarkuari me punë, Valdet Sadiku.