Ish-zëvendëskryeministri Haki Abazi ka thënë se presidenti Hashim Thaçi ka shpenzuar miliona euro për projektin e ndarjes së Kosovës.
Abazi në Facebook ka shkruar se rreziku për vendin po shkon duke u rritur, derisa, ka përmendur projektin për ndarjen e Kosovës.
“Rreziku për vendin po rritet nga Thaçi që ka shpenzuar miliona euro për ta bërë ndarjen e vendit realitet. Dialogu pa strategji e me shumë gënjeshtra në Bruksel ka sjellë izolimin e Kosovës dhe ka ndalur njohjet”, ka thënë ai.
Ish-zëvendëskryeministri ka thënë se dialogu me këtë Qeveri ia mundëson Serbisë që të kthehet në Shtëpinë e Bardhë që ta përplasë Kosovën me shqiptarët në SHBA.
Abazi ka thënë se me 27 qershor fillon shpërbërja përfundimtare e Bosnjës dhe izolimi i shqiptarëve.
“Dialogu pa strategji e me qeveri ilegale në Washington DC ja mundëson Vucicit dhe Serbisë të kthehet në Shtëpinë e Bardhë dhe do ta përplasë Kosovën dhe shqiptarët me SHBA. Thaçi po e shpërfaq përfundimisht rolin e tij të shërbëtorit të Serbisë. Me 27 qershor fillon shpërbërja përfundimtare e Bosnie Herzegovinës dhe izolimin e shqiptarëve”, ka thënë Abazi.