Kryetari i komunës së Istogut, Haki Rugova, ka thënë në një lidhje direkte në emisionin Pressing në T7 se shkarkimi i Agim Veliut nga kryeministri Albin Kurti ka qenë ‘’tradhëti’’.
‘’E përcolla Gazmend Muhaxherin më herët dhe pajtona me të. Një gjë dua të them tradhëtia më e madhe ka qenë ajo se është shkelur marrëveshja. Aty thuhet se pa një marrëveshje nuk mund të shkarkohet asnjë ministër atëherë është tradhëti. Marrëveshjet duhet të respektohe’’, ka thënë ai.
Rugova ka treguar edhe nëse ka përcarje brenda LDK’së.
‘’Sigurisht që Kurti ka llogaritur në dikë brenda LDK’së që do të i ketë mbrapa në këtë vendim. Megjithatë besoj që LDK do ta ruaj unitetin, edhe pse kemi përvoja të këqija në të kaluarën dhe fazen e tashme. Pres nga të gjithë deputetët tonë ta respektojnë vendimin e LDK’së’’, shtoi ai.