Hakmarrja pas sulmit terrorist – Turqia sulmon nga toka dhe ajri Sirinë: 27 civilë të vrarë

| 25 Tet 2024 | 08:37 | Nga

Sulmet turke me dronë kanë vrarë 27 civilë në Siri në një përshkallëzim ushtarak, pas sulmit ndaj kompanisë së mbrojtjes në Ankara.

Kështu thotë Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut.

Forcat turke kanë intensifikuar në mënyrë dramatike sulmet e tyre ajrore dhe tokësore në Sirinë veriore dhe lindore” që nga e enjtja.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, shtoi se kishte dokumentuar 45 sulme me dronë dhe katër avionë luftarakë që synonin infrastrukturën, duke përfshirë ujin, energjinë elektrike dhe stacionet e benzinës.

Turqia nisi sulmet ajrore kundër militantëve kurdë në Irak dhe Siri të mërkurën, duke i fajësuar ata për sulmin që vrau pesë në një kompani mbrojtëse pranë kryeqytetit turk.

Sipas qeverisë turke, sulmi “me shumë gjasa” është kryer nga Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK).

Të ngjashme