Fluturimi i kompanisë së fluturimit Azerbaixhan Airlines (AZAL) nga Baku në Londër u ka sjellë shumë shqetësim pasagjerëve dhe ekuipazhit të kabinës.
Kjo për faktin se, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, një nga pasagjerët, me sa duket nën ndikimin e alkoolit, ka kërkuar nga ekuipazhi që t’i jepnin ende për të pirë.
Stjuardesat nuk i kanë plotësuar dëshirën atij dhe i dehuri ka vendosur të hakmerret, pas uljes së aeroplanit në aeroportin Heathrow.
Në aeroportin e Londrës, ai ka raportuar autoritetet se ishte keqtrajtuar nga ekuipazhi i aeroplanit.
Si pasojë, për të shqyrtuar të gjitha rrethanat e incidentit, policia britanike ka arrestuar stjuardesat, duke shkaktuar pakënaqësi nga ana e kompanisë AZAL.