Hakohen llogaritë e Twitterit të shumë personaliteteve

Prishtinë | 16 Kor 2020 | 09:57 | Nga Ekonomia Online

Miliarderët Elon Musk, Jeff Bezos dhe Bill Gates janë në mesin e shumë figurave të shquara në SHBA që janë shënjestruar nga hakerët në “Twitter” në një skemë mashtrimi me Bitcoin, shkruan BBC.

Xhirollogaritë zyrtare të Barack Obamës, Joe Bidenit dhe Kanye Westit, po ashtu janë shënjestruar, ku i është kërkuar donacion në kriptovalutë.

“Të gjithë po më kërkojnë të jap diçka. Ju dërgoni 1000 dollarë, e unë ju kthej 2000 dollarë”, ishte shkruar në një postim nga llogaria e Bill Gatesit.

Twitter ka thënë se ishte sulm i koordinuar duke shënjestruar punonjësit e kompanisë.

“Ne e dimë se hakerët kanë përdorur këtë qasje te sistemi i brendshëm për të marrë nën kontroll të shumë xhirollogarive të verifikuara të personaliteteve të shquara dhe kanë postuar në Twitter

Është shtuar se janë marrë masa të mëdha për të limituar qasjen në sisteme të tilla të brendshme dhe pajisje ndërsa po vazhdojnë hetimet e kompanisë.

Ndërkohë shefi ekzekutiv i Twitterit, Jack Dorsey ka postuar në këtë platformë: “Ditë e vështirë për Twitterin.

Twitter më herët kishte marrë masa të jashtëzakonshme për të ndaluar postimet e shumë llogarive të verifikuara. Po ashtu u ndalua kërkesa e risetimit të fjalëkalimeve dhe u ndaluan disa funksione të disa llogarive.

Deri në ora 20:30 me kohën amerikane përdoruesve të llogarive të verifikuara iu mundësia të postonin në Twitter sërish. Por, Twitter ka thënë se është ende duke punuar për të rregulluar çështjen.

Image
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme