Hakohet Banka Ekonomike, të dhënat e qytetarëve në shitje në “black market”

Prishtinë | 24 Pri 2020 | 16:32 | Nga Ekonomia Online

Një grup hakerësh pretendojnë se kanë arritur të hynë në sistemin bankar të Bankës Ekonomike. Madje, ata kanë publikuar edhe disa të dhëna të llogarive bankare të klientëve të kësaj banke, si dëshmi për sulmin kibernetik.

Hakerët ‘DoppelPaymer Ransomëare’ dyshohet se kanë lëshuar në publik të dhënat e bankës, ku përfshihen mbi 70 GB të dhëna transaksionesh financiare.

E gjitha ka ndodhur tre ditë më parë, derisa Banka Ekonomike nuk ka njoftuar ende për sulmin në fjalë.

Njoftimin për këtë, e ka dhënë edhe eksperti kosovar i sigurisë kibernetike, Mentor Hoxhaj.

“Mijëra te dhëna te qytetareve tani ne shitje ne black market! Dyshojmë se sulmi realizuar ne fund te muajit shkurt 2020! Gjersa sulmi be i ditur nga Medium dot com me 21 Prill 2020”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

https://www.facebook.com/mentorhoxhajofficial/posts/2539652209608259

Të ngjashme