Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në ceremoninë e vendosjes së shtatores së heroit të kombit, Fahri Fazliu, në qendër të Obiliqit.
Haradinaj ka thënë se Fahri Fazliu i takon brezit të hershëm të lëvizjes për liri.
“Fahri Fazliu i takon brezit të hershëm të lëvizjes për liri, brezit të luftëtarëve të cilët ranë me armë në dorë për çlirimin e Kosovës. Pikërisht në Ditën e Dëshmorëve, ai po përjetësohet në bronz, në qendër të Obiliqit”.
“Kontributi i tij jetësor në shërbim të lirisë së Atdheut do të nderohet ndër breza!”, ka thënë Haradinaj.