Humanisti dhe themeluesi i shoqatës bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati, para disa ditësh njoftoi se me rastin e 11-vjetorit të pavarësisë së Kosovës do të dhuroj 17 çelësa banesash për familjet në nevojë.
Ai sot ka bërë të ditur se tanimë i ka gati çelësat që do t’i dorëzoj të shtunën për familjet e përzgjedhura.
Në një postim në Facebook, Kastrati ka publikuar foto të 17 çelësave, duke thënë se po gëzohen 17 familje të reja.
Postimi i Kastratit:
Dhurimi i 17 pale çelesave per nder te 17 Shkurtit
Po gezohen 17 familje me banesa te reja
Diten e Shtune 16/02/2019
Salla e kuqe ne Prishtine
Ora 11:00
Ju mirëpresim.