Halil Kastrati përgjigjet nëse planifikon që të hyjë në politikë

Prishtinë | 29 Tet 2018 | 19:21 | Nga Ekonomia Online

“Me dëshirën time asnjëherë”.

Kështu është përgjigjur, Halil Kastrati nga shoqata bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, duke mohuar se nuk planifikon që të hyjë në politikë, njofton Klan Kosova.

“Jam shumë mirë këtu ku jam. Mendoj që përderisa kemi ardhur në këtë ditë që është vlerësim i popullatës, shpirti më thotë të jem këtu. Nuk jam i dhënë për politikë”, është shprehur Kastrati në Info Magazine.

“Dikush e sheh veten ndoshta edhe këtu edhe në politikë, unë jam i dobët për sfera tjera, përfshirë edhe politikën. Këtu ku jam, jam shumë mirë. Dua të vazhdoj këtu deri në ditët e fundit të jetës sime”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme