Halil Matoshi i cili është këshilltar i Kryeministrit Ramush Haradinaj ka thënë se nga taksa e vendosur prej 100 për qind ndaj produkteve me origjinë nga Serbia dhe Bosnja, përfitojnë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ai duke iu drejtuar skeptikëve që e kritikojnë vendosjen e taksës, ka thënë se shtetet flasin me gjuhën e taksave.
Sipas tij, në dhjetor të vitit 2017, Kosova ka importuar rreth tre milionë euro nga Shtetet e Bashkuara.
“Në dhjetor të vitit 2018, Kosova ka importuar 7.66 milionë euro mallra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.