Kryetari aktual dhe kandidati për kryetar të komunës së Vitisë, Sokol Haliti u mirëprit në familjen e kandidatit të LDK-së për këshilltar në kuvendin komunal Bashkim Sadiku në Gjylekar.
Haliti u zotua se do të jetë përkrah tyre edhe katër vitet e arshshme.
Postimi i plotë:
Sonte u mirëpritëm në familjen e kandidatit të LDK-së për këshilltar në Kuvendin Komunal, Bashkim Sadiku, në Gjylekar. Biseda të ngrohta e miqësore e karakterizuan mbrëmjen e sontme, në këtë familje bujare e punëtore. Natyrisht tema diskutimi ishin edhe nevojat e banorëve të këtij lokaliteti me të kaluar të pasur e me njerëz të zellshëm e të ndershëm. Do të jem përkrah jush edhe për të paktën katër vitet e ardhshme. Faleminderit që na besoni! S.H