Deputeti i PDK-së Xhavit Haliti e kërkoi nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla që të raportojë lidhur me rastin e kërcënimit të presidentes, raporton Ekonomia Online.
“Ministri i Brendshëm i Kosovës duhet të na informojnë se kush e ka kërcënuar presidenten e Kosovës. A është arrestuar kush për atë kërcënimin që i është bërë me lidhje apo me vrasje presidentes?”.
“Shqetësimi më i madh, sot për sot, është ky, që ne ta dimë kush e ka kërcënuar presidenten e Kosovës dhe a ka marrë masa Policia e Kosovës se çfarë kërcënimi bëhet fjalë”.
“Po insistoj në këtë sepse opinioni, mediat, qytetarët kanë mbetur me interpretime të ndryshme dhe pa informacion konkret që vjen nga institucionet zyrtare. Prandaj, do të doja që në vazhdimin e seancës, ministri i Brendshëm të raportojë dhe të na informojë për këtë”.