Zërat për ‘shkrirjen’ e disa ministrive të Qeverisë së Isa Mustafës vetëm sa vijnë e shtohen. Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Xhavit Haliti ka propozuar që të shuhen tri Ministri dhe të njëjtat t’i bashkohen ndonjë dikasteri brenda institucioneve të vendit.
Haliti ka kritikuar poashtu qasjen e ministrave në Kuvendin e Kosovës. Sipas tij, ata po tregohen të papërgjegjshëm në raport me Kuvendin. Ai ka përmendur mungesën në kohën e debateve, informimin si dhe injorimin që shpesh iu bëhet Komisioneve Parlamentare. Kjo, sipas tij, është një dobësi të cilën duhet ta kenë parasysh dhe ta ndryshojnë këtë qasje.
“Mendojë se s’ka nevojë me pas Ministri të Dialogut, të Diasporës si dhe të Integrimeve. Gjitha mund të fokusohen në një drejtori të veçantë në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe të funksion shumë mirë. Ose, mund të jenë në ndonjë kabinet afër Kryeministrisë apo ndonjë Ministrie tjetër. Opsion është që edhe njëri nga zv/kryeministrat mund ta merr ndonjërin prej këtyre dikastereve dhe ta udhëheqin”, është shprehur ai.
Më tej, anëtari i kryesisë së PDK-së ka folur në indeksonline edhe për diskutimet e fundit rreth riformatimit të Qeverisë, për të cilën janë deklaruar dy kryetarët e koalicionit qeverisës (LDK-PDK).
Ai thotë se nëse Mustafa dhe Veseli janë dakorduar që të ndryshohet Qeveria, Mirëpo, Haliti, duke folur nga këndvështrimi i tij si deputet, ka dhënë disa vërejtjet sa i përket mënyrës së zgjidhjes së ministrave.