Sulmuesi francez, Sebastian Haller, do t’i bashkohet Ajaxit. Siç shkruan goal.com, klubi i tij aktual anglez, West Ham Unitedit, e ka konfirmuar largimin e Hallerit për një shifër rekorde.
Halleri do bëhet pjesë e ekipit holandez për 22.5 milionë euro, duke u bërë transferimi më i shtrenjtë i Ajaxit ndonjëherë.
Ai i ishte bashkuar West Hamit për 35 milionë euro në verën e vitit 2019-t dhe kishte shënuar 14 gola në 50 paraqitje.