Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shprehur mirënjohje për të gjithë shqiptarët që po e mbështesin Shqipërinë në Euro 2024.
Ai ka bërë me dije se tifozët shqiptarë nuk po e mbështesin kombëtaren vetëm në shkallet e stadiumeve, por edhe në rrugët e Gjermanisë.
Në profilin e tij në “Facebook”, Rama ka postuar një video të tifozëve kuqezi, duke shkruar se të njëjti po lënë mbresa në opinion gjerman.
“Hamburgu kuqezi. Respekt e mirënjohje për të gjithë shqiptarët që po e luajnë mrekullisht rolin e lojtarit të 12-të të Kombëtares, jo vetëm në shkallët e stadiumeve të Europianit, po edhe në rrugët e Gjermanisë, duke lënë mbresa të shkëlqyera në opinionin publik gjerman e jo vetëm dhe duke i bërë kështu edhe promovimin më të mirë Shqipërisë Turistike”, ka shkruar Rama.