Profesori universitar, Muhamet Hamiti, i ka vlerësuar, siç i quan ai, pritshmëritë e mëdha të qytetarëve ndaj subjektit politik Lëvizja Vetëvendosje, si të rrezikshme.
Kjo, sipas tij, sepse mund të çojë në dëshpërim, për shkak të mospërmbushjes së premtimeve. Hamiti këto deklarime i ka bërë në studion e ‘Pressing’ në T7, teksa ka pasur komente edhe për liderin e partisë opozitare, shkruan Gazeta Express.
“Vetëvendosje do të fitojë zgjedhjet, por jo me rezultatin që presin. Ata po e ndjellin fitoren. Pritshmëria kaq e madhe do t’i dëshpërojë njerëzit. Do të paguhet një çmim për indoktrinimin që po bën VV-ja. E kanë një njeri (Albin Kurti), sipas të cilit sillet krejt bota rreth tij”, ka deklaruar ai.
Tutje, ish-ambasadori kosovar në Britani të Madhe ka thënë edhe se LDK’ja është “formacioni më demokratik në vend”.
Sipas tij, LDK’ja do ta ndalojë regjimin diktatorial në vend.