Hamiti për Qeverinë Kurti: Po i qeverisin me sukses korrupsionin dhe propagandën

Prishtinë | 19 Nën 2024 | 09:11 | Nga Ekonomia Online

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka kritikuar Qeverinë Kurti për skandalet e fundit në lidhje me grandet në bujqësisë, që janë përfituar nga të afërmit të deputetes së VV-së, Fitore Pacolli, raporton Ekonomia Online.

Ai theksoi se në këtë qeveria me sukses po qeveriset korrupsioni dhe propaganda.

Sukses të veçante, sipas tij, po arrihet në propagandë.

“Po i qeverisin me sukses korrupsionin dhe propagandën. Sidomos propagandën për ‘luftën’ ndaj korrupsionit! #KREJTdheDREJT”, ka shkruar Hamiti në profilin e tij në “Facebook”.

Të ngjashme