Hamiti thotë se po të ishte Rugova gjallë, Thaçi nuk do ta shpallte Pavarësinë

Prishtinë | 17 Shk 2021 | 18:42 | Nga Ekonomia Online

Ish këshilltari i presidentit historik Ibrahim Rugova, tha se po të ishte gjallë gjallë Rugova më 17 shkurtin e 2008-ës, atij me plot meritë do t’i binte për hise ta lexonte Deklaratën e Pavarësisë.

“Jam shumë i sigurt që kjo punë do t’i binte Rugovës po të ishte gjallë dhe kjo jo vetëm pse do të ishte president, por edhe pse ishte kreatori i këtij projekti të pavarësimit të Kosovës, sepse ideja është e para”.

Hamiti ka thënë se Rugova gjithmonë ka besuar se pavarësia është e mundur edhe atëherë kur faktori ndërkombëtar diskutonte për rikthim të autonomisë.

“Populli i Kosovës e ka në mendje Rugovën sepse ai e udhëhoqi lëvizjen për pavarësi. Pas humbjes së autonomisë, Rugova u bë zë i shqiptarëve të Kosovës edhe pa u zgjedhur. Ai është arkitekti i pavarësisë së Kosovës sepse e nisi këtë rrugë të besimit së pari. Populli i besoi LDK-së, shtresës më intelektuale të Kosovës dhe jo pse kishin qejf të bëhej pjesë e politikës, por sepse politika ishte marrë me ta. Rugova mori edhe përkrahjen e botës demokratike”, tha ai në Info Magazine.

“Ka qenë e rrallë kur Rugova çështjen e pavarësisë e linte në fund të bisedave me ndërkombëtarët”, tha Hamiti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme