Hammerstein: Gjermania po dërgon 200 ushtarë shtesë në Kosovë

Prishtinë | 21 Dhj 2023 | 13:22 | Nga Ekonomia Online

Gjermania do të dërgojë edhe 200 ushtarë shtesë në Kosovë, ka bërë të ditur drejtori i Ekipit Këshillëdhënës për Marrëdhëniet e NATO-s në Kosovë, gjeneral brigade Ralf Hammerstein

“Bundeswehr aktualisht ka rreth 80 ushtarë këtu, të cilët së shpejti do të rriten me rreth 200, duke përfshirë stafin mbështetës. Pra, kjo është rreth 280 (ushtarë),” tha Hammerstein për Welt të Gjermanisë.

Ai vlerësoi se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës nuk po përparon “aq (shpejt) siç shpresonim të gjithë” dhe tha se është detyrë e disa gjeneratave.

Të ngjashme