Në konferencën e mbajtur me rastin e vizitës së zëvendësdrejtorit të FMN-së në Kosovë, ministri i Financave, Bedri Hamza është përgjigjur rreth refuzimit të tij për rritjen e pagave.
“Duke respektuar në plotësi rëndësinë e Gjykatës Kushtetuese, ky vendim nuk ka prodhuar efekt financiar. Ky vendim nuk është zbatuar në dhjetor e as në janar. Tani është pezulluar vendimi deri të qartësohet situata”.
“Pagat e qeverisë janë caktuar me vendim. Qëndrimi im është që kjo çështje të rregullohet me ligj. Ka anomali brenda nivelit të pagave prej atyre që marrin pagë nga shteti”.
“Zgjidhja e duhur është miratimi i ligjit për reformë në administratë publike. Kjo situatë nuk zgjidhet me vendimi të Kushtetueses por me aprovim të ligjit për reformë në administratë publike”, tha Hamza.
Sipas tij, shteti i Kosovës ka nevojë për sundim të ligjit, reforma në arsim dhe shëndetësi.