Ministri i Financave Bedri Hamza takoj Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie, ku e falënderoi për mbështetjen që Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës po e jep në zhvillimin e shtetit të Kosovës duke përfshirë edhe shumë projekte në Ministri të Financave siç janë projektet e mbështetura nga USAID dhe Thesari Amerikan. Hamza gjithashtu e informoj Ambasadorin Delawie për progresin që është duke u bërë në fushën e financave në vendin tonë.
Po ashtu, Hamza e njoftoj Ambasadorin amerikan Delawie edhe me përgatitjet që janë duke u bërë në fushën e politikave fiskale, që do të kenë shumë ndikim në zhvillimin e sektorit privat, si dhe për përgatitjet që janë duke u bërë për vizitën e Fondit Monetar Ndërkombëtarë në Kosovë.
Ambasadori Delawie, vlerësoj punën e Ministrisë së Financave dhe u zotua që projektet e USAID-it dhe Thesarit do të vazhdojnë ta ndihmojnë zhvillimin e stafit në Ministri të Financave, duke qenë i lumtur që Ministria e Financave me Agjencitë e saj po përfitojnë nga projektet e ofruara nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.