Kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza, është shprehur i nderuar që është banor i Mitrovicës.
Pas tubimit të madh që mbajti atje, ai thotë se është i nderuar që e njeh çdo pjesë të këtij qyteti e që frymon e punon çdo dite, për vendin dhe qytetarët.
“Faleminderit Mitrovicë. Jam i nderuar që jam banori yt. Jam i nderuar që shërbeva si kryetar i komunës për kaq vite, që e njoh çdo pjesë tënden dhe që frymoj e punoj në çdo ditë të jetës sime, me nder e përgjegjësi, për të nderuar e respektuar vendin dhe qytetarët. Dhe do të jem i nderuar, mbi këto parime, që të jem kryeministri i juaj. I gjithë juve këtu në sallë dhe atyre që kanë mbetur jashtë. I çdo qytetari anekënd Kosovës. Ky nuk ishte thjesht një tubim. Ky ishte një betim. Një betim për ta bërë Kosovën ma të mire”, ka shkruar Hamza.