Ish- kryetariBedri Hamza ia ka dorëzuar Faton Pecit mandatin e kryetarit të Mitrovicës së Jugut, Faton Peci i cili doli fitues në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale që u mbajtën me 12 tetor, raporton Ekonomia Online.
Hamza uroi Pecin duke thënë se do të kontribuojë për qytetin kudo dhe nga cilado pozitë që do të jetë, duke theksuar se tashmë gara politike ka përfunduar.
“Të uroj për detyrën e re, të uroj shëndet e sukses… unë kudo që të jem do të bëjë maksimumin të bëjë veprimet e nevojshme të jenë në dobi të qytetit dhe qytetarëve të Mitrovicës pavarësisht a janë pozitë apo opozitë. Gara politike ka përfunduar”, tha Hamza.


