Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza pas betimit si deputet dhe pas konsitutimit të Kuvendit ka thënë se kjo legjislature e re nis në një moment vendimtar për Kosovën e që është procesi gjyqësor ndaj ish krerëve të UÇK-së në Hagë.
Ai ka thënë se në seancën e parë të punës do ta procedojnë për votim Rezolutën e hartuar nga ekspertët e pavarur e që përmes së cilës kërkojnë një gjykim të drejtë.
“Kjo legjislaturë e re po nis në një moment vendimtar për Kosovën. Mbrojtja e së vërtetës, drejtësisë dhe shtetësisë në Hagë nuk është çështje partie, por obligim shtetëror e kombëtar. Në seancën e parë të punës do ta procedojmë për votim Rezolutën e hartuar nga ekspertët e pavarur, e cila kërkon një gjykim të drejtë, të paanshëm dhe në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës, që mishëron standardet më të larta ndërkombëtare. Presim mbështetjen e të gjithëve që besojnë në drejtësi, dinjitet dhe shtet”, ka shkruar ai.