Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka ndarë mirënjohje për pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës që morën pjesë në aksionin humanitar pas tërmeteve në Turqi.
Hamza i përgëzoi pjesëtarët e FSK-së dhe u ndau mirënjohje, teksa shtoi se puna e tyre pasqyron vlerat humane dhe është mirënjohës për punën e përmbyllur me sukses në misionin fisnik në operacionin e kërkim-shpëtimit pas tërmetit në shtetin e Turqisë.
Pjesëtarët e FSK-së që u dekoruan me mirënjohje ishin; kapiten Krenar Voca, rreshter shtabor Hasim Fejzullahu, rreshter Bujar Mangjolli, rreshter Visar Raci, tetar Mentor Ismajli dhe tetar Egzon Murati.