Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sot ka takuar qytetarë të lagjes “Kodra e Trimave” dhe “Kalabri” të Komunës së Prishtinës, shkruan Ekonomia Online.
Përmes një postimi në Facebook, Hamza theksoi se është koha që secili qytetar ta dëshmojë që mundet ma mirë për Kosovën.
Ma mirë sonte edhe në “Kodrën e Trimave” dhe “Kalabri” të Prishtinës. Është koha që secili qytetar ta dëshmojë që mundet ma mirë për Kosovën, sepse edhe Kosova mundet ma mirë për të gjithë!
Ne duhet besojmë në potencialin dhe mundësitë që ofron vendi ynë.
#MaMirë #PDK131