Hamza: Një kapitull i ri po fillon, po e rikthejmë bashkimin si forcën tonë më të madhe

Prishtinë | 10 Dhj 2025 | 20:53 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, thotë se një kapitull i ri po fillon për Kosovën, teksa shtoi se kjo parti po rikthen bashkimin si forcën më të madhe.

Përmes një postimi në Facebook, Hamza shtoi se Kosova do të ecë përpara me paga më të larta, me ekonomi më të zhvilluar, me drejtësi funksionale, me arsim e shëndetësi moderne dhe me partneritet të qëndrueshëm me aleatët e vendit.

“Ky nuk është fillimi i një fushate të re politike, por fillimi i një misioni. Një mision për një Kosovë që punon për secilin qytetar. Një Kosovë të stabilitetit dhe zhvillimit. Një Kosovë të shpresës. Një Kosovë që na bashkon dhe nuk e lë askënd pas. Bashkë. Përpara”, ka shkruar ai.

Ndryshe, sot, PDK zyrtarizoi kandidimin e Bedri Hamzës për kryeministër të Kosovës.

Të ngjashme