Hamza: PDK do të lidhë Vitinë me autostradën Prishtinë-Shkup dhe do të zgjidhë furnizimin me ujë

Prishtinë | 15 Jan 2025 | 20:15 | Nga Ekonomia Online

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sot ka takuar qytetarë të Vitisë në një tubim elektoral.

Ai ka shpallur planin për të lidhur komunën e Vitisë me autostradën Prishtinë-Shkup përmes Gërlicës, si dhe për të investuar në një zgjidhje të qëndrueshme për furnizimin me ujë.

“Kosova mundet ma mirë!” tha Hamza, duke shtuar se qytetarët e Vitisë iu përgjigjën thirrjes për veprim. #PDK131

“Shpresa për Kosovën që mundet ma mirë është shndërruar në thirrje për veprim gjithandej Kosovës. Kësaj thirrjeje, sonte iu përgjigjën edhe qytetarët e Vitisë. Këtë komunë do ta lidhim me autostradën Prishtinë-Shkup përmes Gërlicës dhe do të investojmë në një zgjidhje të qëndrueshme për furnizimin me ujë. Për të ardhmen e secilit qytetar, Kosova mundet ma mirë! #PDK131”, shkruan Hamza.

Të ngjashme