Hamza për miratimin e Ligjit të KPM’së dhe KPK’së: Kjo qasje e Qeverisë e ka futur Kosovën nën sanksione

Prishtinë | 12 Kor 2024 | 20:15 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza ka reaguar pas miratimit të Ligjit për Komisionin e Pavarur të Mediave dhe Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Hamza thotë se këto dy ligje u proceduan dhe u miratuan në kundërshtim me rekomandimet e Zyrës së BE’së, OSBE’së dhe shteteve partnere.

Sipas tij, kjo qasje e Qeverisë së Kosovës e ka futur Kosovën nën sanksione, duke e larguar kështu nga rruga e integrimit në BE dhe NATO.

“Bazuar në përvojën time të gjatë, çdo ligj e kemi miratuar vetëm atëherë kur e kemi harmonizuar me standardet evropiane dhe praktikat më të mira demokratike. Prandaj është absurditet i llojit të vet miratimi i dy ligjeve të djeshme në Kuvendin e Kosovës, në kundërshtim me rekomandimet e BE-së dhe organizatave vendore e ndërkombëtare. Kjo qasje e ka futur Kosovën nën sanksione. Kjo qasje po e largon Kosovën nga rruga e integrimit në BE dhe NATO.

Rendi demokratik, liria e shprehjes dhe drejtësia e pavarur janë vlerat më të çmuara në botën demokratike. Kosova duhet t’i mbrojë këto vlera, t’i forcojë këto liri dhe jo t’i cenojë e sulmojë!”, shkroi Hamza në Facebook.

Të ngjashme