Hamza për mjekët në specializim: Do të paguheni 100%, me ligj i rregullojmë afatet dhe kriteret

Prishtinë | 07 Jan 2025 | 16:40 | Nga Ekonomia Online

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për mjekët specializantë gjatë një takimi me ta. Ai ka theksuar se do të miratohet një ligj i veçantë që do të parandalojë ndryshimin e kritereve për specializimet dhe do të sigurohet që shpallja e pozicioneve të specializimit të mos jetë më në diskrecionin e ministrave, duke krijuar një proces më transparent dhe të drejtë.

Përveç kësaj, Hamza ka nënvizuar se specializantët e të gjitha profileve shëndetësore në Kosovë do të kenë mundësi të përfitojnë paga të dinjitetshme dhe kontrata të sigurta të punës.

“Sa herë që qytetarëve u duhet kujdesi i përditshëm, kudo që është nevoja, mjekët tanë janë gjithmonë aty. Edhe ne duhet të angazhohemi më shumë për ta. #MaMirë do të jetë edhe për mjekët në specializim. Me ligj të veçantë do ta pamundësojmë ndryshimin e kritereve dhe shpallja e specializimeve nuk do të jetë më në diskrecion të ministrave.

“Fushat duhet të ndahen sipas nevojave, jo me iu imponu një specializim që ju nuk e doni. Prandaj, në ligj duhet të specifikohet se cilat janë afatet që çdo vit, pas një viti, dy apo tri, me pas mundësi për specializime, që mos me pas nevojë me mendu se kur po del vendimi. Specializanti duhet ta ketë pagën e plotë, sepse punon aty. Është e vërtetë se e ka anën teorike, por e ka edhe anën praktike. Ata e kanë përfunduar financimin prej familjes e shtëpisë, me përfundimin e fakultetit 6 vjet. Specializantët duhet me u pagu 100%”, ka thënë Hamza.

Me ligj të veçantë, Hamza ka thënë se do të pamundësohet edhe ndryshimi i kritereve dhe shpallja e specializimeve nuk do të jetë më në diskrecion të ministrave.

Të ngjashme