Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së Bedri Hamza ka thënë se sot do të ketë takime me biznese, për të cilat ka premtuar grante për mbulimin e investimeve të bizneseve deri në 30%, raporton Ekonomia Online.
“Sot, ditë e takimeve të shumta me biznese, të cilat paguajnë taksa që pastaj sigurojnë pagat e mësimdhënësve, policëve, ushtarëve, pensionet, ndërtohen rrugët, shkollat e spitalet, për të mundësuar një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët tanë. Sektori privat është punëdhënësi më i madh në Republikën tonë. Grante për mbulimin e investimeve të bizneseve deri në 30%.”, ka shkruar ai.