Hamza premton se pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes së mallrave dhe produkteve

Prishtinë | 23 Dhj 2024 | 10:44 | Nga Ekonomia Online

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka vazhduar edhe sot serinë e takimeve me qytetarë në kuadër të nismës së tij “Espresso me Bedri Hamzën.”, raporton Ekonomia Online.

Ai ka takuar Valonin, një ndërmarrës nga Prizreni, i cili ndau shqetësimet e tij mbi sfidat që hasin bizneset në Kosovë.

Ndërmarrësi Valoni tha se pagesa e TVSH-së në kufi, pa hyrë në Kosovë dhe pa u shitur malli, është barrë për të dhe për të gjitha bizneset në Kosovë.

Hamza ka premtuar se do të ndryshojë këtë për të mirën e bizneseve.

“Pagesa e TVSH-së nga kufiri, në të ardhmen, do të paguhet në brendi pasi që mallrat dhe produktet të shiten. Kafen e radhës me Valonin, ndërmarrës nga Prizreni. Si çdo ndërmarrës, edhe ai rrëfen se pagesa e TVSH-së në kufi mbetet një barrë e madhe për bizneset. Prandaj, mbledhjen e TVSH-së do ta transferojmë brenda Kosovës, në mënyrë që bizneset ta paguajnë atë vetëm pas shitjes së produkteve. Kështu e lirojmë kapitalin e bizneseve dhe mundësojmë më shumë zhvillim. Kosova mundet më mirë,” ka shkruar Hamza.

Të ngjashme