Hamza prezanton Programin 3 vjeçar të Reformave, zotohet se rritja ekonomike do të jetë mbi 4 %

Prishtinë | 15 Jan 2018 | 11:22 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Financave ka bërë prezantimin Raportit mbi Programin e Reformave Ekonomike 2018 – 2020.

Ministri i Financave, Bedri Hamza, tha se Programi për Reforma në Ekonomi ofron mundësi për të drejtuar punën e institucioneve drejt ndryshimeve të thella strukturore përmes veprimeve të matshme, raporton Ekonomia Online.

“Ky program është një vegël përmes së cilës Komisioni Evropian monitoron përformancen tonë si kandidat potencial në transformimin e ekonomisë dhe arritjen e standardëve të tregut evropian. “Përmes këtij programi ne kemi një rrugë të qartë se nga duhet orientiar buxheti dhe politika rregullative për të adresuar pengesat e rritjes ekonomike”, tha ai.

Sipas tij, përmes analizës makro-ekonomike tregohet se në krahasim me 2017 këtë vit janë mundësit më të mëdha për rritje ekonomike prej mbi 4%.

“Në krahasim me programin e vitit 2017 analiza makroekonomike na tregon se mundësit për veprim janë më të mëdha. Rritja reale pritet të jetë vazhdimisht mbi 4%, rreziqet janë më të balancuara, ambienti i jashtëm ekonomik më favorizuës ndërsa aftësia e sektorit publik për financim koncesional nga jashtë është rritur”, tha ai.

Ai gjithashtu theksoi se këto masa adresojnë pengesat kryesore në fushën e mjedisit afarist, si: furnizimin me energji elektrike, barrierat administrative për leje dhe licenca, efikasitetin e zgjedhjes së çështjeve pronësore.

“Natyrisht, draft dokumenti që ju është dërguar ju, dhe që pas diskutimeve dhe inputeve të marra nga ana e juaj do të finalizohet, analizon në detale gjendjen e tanishme dhe identifikon masa konkrete për reforma strukturore në nëntë fusha me prioritet si: Menaxhimi i Financave Publike, fusha e energjisë dhe transportit, sektorët strategjik si bujqësia, industria dhe shërbimet, mjedisi biznesor dhe ulja e ekonomisë joformale, inovacioni dhe ekonomia digjitale, tregtia, arsimi, tregu i punës, përkujdesi social. Në secilën nga këto fusha me prioritet, janë identifikuar masa konkrete për reforma dhe përmirësime në vitin që kemi filluar dhe vitet në vijim”, shtoi Ministri Hamza.

Behxhet Haliti, drejtor në Departamentin për Politika Makroekonomike, në prezantimin e Kornizës makro-fiskale, tha se ndryshimet globale janë të rëndësishme edhe për Kosovën pasi mbajmë valutën euro.

Edhe ai tha se rritja ekonomike do të jetë më e madh bazuar në trendet e paraqitura në tre mujorin e katërt të vitit të kaluar.

“Ekonomia e Kosovës është ekonomi e ndërvarur nga importet dhe duke pas parasysh se valuta është euro andaj ndikimet ne glob janë të rëndësishme edhe për vendin tonë. Politikat monetarë në euro-zonë do të mbesin akomoduese e që kanë efekt pozitiv në ekonominë e Kosovës”.

“Një fakt tjetër që ka përshpejtua këtë rritje është mos ngritja e çmimit të derivateve. Bazuar në trendët e paraqitura, kemi konsideruar disa shtytës të rritjes së parashikuar të vendit tonë mbarëvajtja e kostove të ulura të kreditmit janë rritur gjatë kësaj periudhe për 9%. Bazuar në këto pritje pozitive rreth rritjes së bruto-produktit vendor kemi parashikuar edhe vitin e ardhshëm. 3 mujori i katërt ka pasur një zhvillim dinamik, dhe kemi kalkuluar se rritja për vitin tjetër do të jetë më e madhe”, sqaroi ai.

Vedat Sagonjeva, në prezantimin e prioriteteve të Reformave Strukturore,, tha se janë identifikuar aktivitetet për 3 vitet e ardhshme.

“Duhet të identifikohen aktivitet për 3 vitet e ardhshme. Të identifikohen rreziqet e mundshme që dalin gjatë zbatimit” Edhe këtë vit i kemi freskuar këtë diagnositfikim, duke analizuar analizat e kaluara, por edhe analizën e MCC. Në bazë të kësaj analize është punuar në secilën ministri, për të identifikuar se si adresohen këto masa”, tha ai.

 

Të ngjashme