Hamza pritet në Departamentin e Shtetit Amerikan

Prishtinë | 22 Pri 2018 | 10:30 | Nga

Ministri i Financave Bedri Hamza gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është pritur në takim pune nga i ngarkuari për çështje të Financave ndërkombëtare dhe zhvillim dhe zyrtar i lartë në Departamentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Roland De Marcellus.

Me këtë rast Ministri Hamza e falënderoj Marcellus për pritjen miqësore dhe e informojë atë për progresin e Kosovës në fushën e Financave, qëndrueshmërinë makro fiskale, menaxhimin e borxhit publike si dhe me zhvillimet pozitive rreth buxhetit të shtetit për vitin 2018 si dhe për sfidat me të cilat po përballet Kosova.

Ai gjithashtu gjatë takimit falënderoj Qeverinë e Shteteve të Bashkuara dhe Agjencionet e saja, në veçanti të gjithë taksapaguesit amerikanë për ndihmën e dhënë nga fillimi e deri më sot në zhvillimin e Kosovës dhe Qytetarëve të saj, sidomos në fushat të cilat po ndikojnë në zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Ndërsa, i ngarkuari për çështje të Financave ndërkombëtare dhe zhvillim dhe zyrtar i lartë në Departamentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Roland De Marcellus, falënderoj ministrin për vizitën dhe u shpreh i lumtur për takimin me Ministrin e Financave të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Dhe e përgëzoj ministrin Hamza për vendosjen e disiplinës financiare dhe për progresin e arritur në të gjitha fushat duke përfshirë edhe Financat e Republikës së Kosovës.

“Vëmendja dhe Ndihma financiare e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën gjithmonë ka qenë dhe do të jetë edhe në të ardhmen në dispozicioni për zhvillimin e Kosovës. Edhe sa i përket Ministrisë së Financave për asnjë moment ndihma jonë nuk do të mungojë” u shpreh gjatë takimit i ngarkuari për çështje të Financave ndërkombëtare dhe zhvillim dhe zyrtar i lartë në Departamentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Roland De Marcellus

Me rastin vizitës në Departamentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ministri Hamza u nënshkrua edhe në librin e zisë për ish zonjën e parë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Laura Bush e cila javën e kaluar ndërroi jetë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme