Ministri i Financave, Bedri Hamza, në seancën e sotme të Kuvendit tha se për 100 ditët e para të Qeverisë ministria që ai drejton ka pasur periudhë shumë aktive, raporton Ekonomia Online.
Ai deklaroi se buxheti për vitin 2018 siguron zhvillim ekonomik.
“Në fillim të mandatit të Qeverisë janë kompletuar dy procese të rëndësishme për rishikimin e buxhetit 2017-2018. Ka rishikuar çështje si ajo e veteranëve, skemat sociale, shëndetësinë. Buxheti i vitit 2018 është ndërtuar në bazë fortë që siguron zhvillim ekonomik”, tha ai.
Hamza shtoi se shpenzimi i rezervave këtë vit do të jetë më i vogël se në vitet paraprake.
“MF i ka kushtuar rëndësi të veçantë agjendës legjislative. Në vitin aktual niveli i shpenzimit nga rezervat do të jetë i njëjtë apo edhe më i vogël se viteve të kaluara dhe rikujtojmë që në vitin 2017 ka pasur 1 milion euro më pak të shpenzuar se viti 2016”.