Disa shpenzime për fëmijët janë të panevojshme

Prishtinë | 15 Pri 2024 | 19:38 | Nga Ekonomia Online

Të rrisësh fëmijë, këtë e dinë të gjithë prindërit, është e kushtueshme.

Sipas statistikave, një familje amerikane shpenzon rreth 11 000 dollarë vetëm për vitin e parë të jetës së fëmijës dhe rreth 250 000 dollarë në moshën 18-vjeçare.

Janë pyetur prindër me fëmijë të moshave të ndryshme për të matur shpenzimet financiare që ata kanë prej fëmijëve. Ka nga ata që mendojnë se për fëmijët ja vlen të shpenzohet, disa të tjerë janë treguar më racionalë duke treguar kostot e shumta që vijnë si pasojë e veshjeve të shtrenjta apo elektronikës pas të cilës fëmijët janë të apasionuar.

Çdo prind e mendon ndryshe dhe sigurisht që çdo shpenzim vlerësohet ndryshe.

Më poshtë ne kemi renditur gjërat që sipas disa prindërve nuk ja vlen të shpenzosh:

Rroba të shtrenjta

Për fëmijët, do të ishte mirë të kishin shumë rroba. Ata janë në aktivitet të vazhdueshëm dhe duhet t’I ndërrojnë veshjet edhe pse ndonjëherë përfundojnë duke veshur këmishën e tyre të preferuar një javë rresht. Por duke qenë se ata rriten shumë shpejt e mira është të bleni veshje të lira, në këtë mënyrë dhe mundësitë e kombinimit do të jenë më të shumta.”

Lodra

• Lodra të shtrenjta

• “Lojëra elektronike për fëmijë nën moshën 13 vjeç”

• Shpenzime për Krishtlindje

• Festat për ditëlindje

Pushime të shtrenjta me fëmijët e vegjël

Nuk është e nevojshme të bëni “pushime të shtrenjta” kur fëmijët janë të vegjël; ata nuk do e mbajnë mend këtë pjesë. Mund bëni udhëtime apo të vizitoni qytete të ndryshme kur ata të jenë në një moshë në të cilën të arrijnë të kuptojnë dhe vlerësojnë atë që jen duke bërë.

Të zhvendosesh në një shtëpi më të madhe

“Ne kemi blerë një shtëpi vërtet të madhe. Tani kemi 6 dhoma gjumi, 5 tualete gjigante, papafingo, hapësirë për zyrën dhe depo. Të gjithë kemi hapësirën që na duhet por buxheti që kemi nuk mjafton për t’i mobiluar gjithë këto hapësira apo për të bërë pushimet që kishim planifikuar.”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme