Handanoviq pajtohet të vazhdojë kontratën me Interin

| 17 Mar 2020 | 09:34 | Nga

Samir Handanoviq është pajtuar të vazhdojë kontratën me Interin edhe për një vit.

Portieri slloven me kontratë të re do të qëndrojë te klubi italian deri në verën e vitit 2022, shkruan “La Gazzetta dello Sport” të martën.

Kontrata momentale e Handanoviqit skadon në verën e vitit 2021, por ai pritet ta vazhdojë atë edhe për një vit.

Handanoviq 35-vjeçar te Interi u transferua në korrik të vitit 2012, kur u transferua nga Udinese për 15 milionë euro.

Të ngjashme