Kuvendari i LDK-së, Hanefi Muharremi, ka dhënë dorëheqje nga Kuvendi i Prizrenit.
Ai, në zgjedhjet e fundit lokale, ishte bartës i listës së LDK-së.
“Kur më kanë caktuar bartës të listës në zgjedhje, pata thënë në parti (LDK) se, nuk e mbaj pozitën e kuvendarit”, tregon Muharremi për Prizren Press.
Ai falënderon votuesit e LDK-së për mbështetjen që treguan në zgjedhjet e fundit lokale.
Hanefi Muharremi do të zëvendësohet nga Haziz Hodaj.